RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani udhëton në New York, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

osmani-udheton-ne-new-york,-do-te-marre-pjese-ne-asamblene-e-okb-se

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për New York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të ketë takime me homologët e saj, ku do të flasë për zhvillimet fundit në Kosovë.

“Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Presidenca ka bërë të ditur se përveç takime, presidentja e vendit do të mbajë diskutime në disa universite dhe institucione prestigjioze në ShBA.

“Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në ShBA”.

Gjithashtu, Osmani është ftuar së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, ku do të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.

“Zotëria i Parë, gjithashtu është ftuar të marrë pjesë në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden”, thuhet tutje në njoftim.

Related posts

“Trajtim çnjerëzor dhe i papranueshëm”, pamjet e aktivistëve të gjunjëzuar shkaktojnë furtunë diplomatike ndaj Izraelit

Muhamet Ramadani

Nga Inteligjenca artificiale, tek Deep Fakes, SHBA akuza Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale

admin

Gjendje katastrofe në Viktoria të Australisë për shkak të zjarreve shkatërruese, qindra shtëpi të djegura

admin