RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani vizitë zyrtare në Mal të Zi

osmani-vizite-zyrtare-ne-mal-te-zi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Milo Gjukanoviq, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Kështu ka njoftuar Zyra e Presidentes, përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë vizitës në shtetin fqinj, Osmani do të zhvillojë takim me presidentin Gjukanoviq, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

“Presidentja Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me kryeministrin Dritan Abazoviq. Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit”, thuhet në njoftim.

Në Ulqin, Osmani përveç takimit me kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës.

Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova.

Related posts

Haxhinjtë nga Bangladeshi janë mirënjohës për udhëtimin pa probleme nën “Rrugën e Mekës”

rezart morina

Armëpushim të menjëhershëm tani, thotë drejtoresha e UNICEF-it

rezart morina

Mbyllen tri pompa të karburanteve në veri që punuan pa licencë

admin