Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, që kanë shërbyer në Kosovë, në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar.
Osmani ka thënë se mesazhi i ushtarëve amerikanë ka qenë që ishin të gatshëm të japin jetën për Kosovën.
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës”, tha Osmani.
Osmani deklaroi se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës. Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje”, ka shkruar Osmani në Facebook.