RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Vuçiqi vazhdon të jetë me mendësinë e viteve të 90-ta, kjo duhet të refuzohet nga të gjithë

osmani:-vuciqi-vazhdon-te-jete-me-mendesine-e-viteve-te-90-ta,-kjo-duhet-te-refuzohet-nga-te-gjithe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Ajo është pritur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kurse më pas ka folur para mediave të shumta vendore e ndërkombëtare.

Osmani ka thënë se ky Samit është një sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga Ballkani Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, dhe se shpreson që konkluzionet dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi të BE-së drejt një procesi të përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor.

“Jam këtu si udhëheqja e vendit më pro evropian që ekziston dhe ne kemi treguar këtë përkushtim ndaj BE-së dhe vlerave të saj në çdo veprim që kemi ndërmarrë. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Osmani, shkruan Telegrafi.

Presidentja ka thënë se gjithashtu pret mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të BE-së për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në familjen evropiane.

“Kosova do ta paraqes aplikimin për anëtarësim në BE në fund të këtij viti dhe shpresoj shumë në mbështetjen e plotë të anëtareve të BE”, tha Osmani.

E pyetur se a do të ketë ndonjë takim me presidentin serb, Alkesandar Vuçiq gjatë këtij Samiti, Osmani u shpreh se “ky është takim në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nuk është vend për dialog mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Dialogu është një proces në vete që lehtësohet nga BE-ja dhe që ne besojmë që duhet të përqendrohet të njohja e ndërsjellë, të mbroj dhe të ruaj integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës dhe sistemin e saj kushtetues”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Vuçiqi vazhdon të jetë me mendësinë e viteve të 90-ta që ka ekzistuar në Serbi.

“Për fat të keq Vuçiqi është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet e 90-ta në Serbi dhe është saktësisht është kjo mendësi që shkaktoi luftën në Kosovë, dhe mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë . Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë është e kundërta e asaj që tregon Vuçiqi, po shtrin dorën e bashkëpunimi edhe pse ata nuk kanë kërkuar kurrë falje për krimet që kanë kryer”, u shpreh Osmani.

Presidentja shtoi se ky Samit është një hap përpara për të përçuar një mesazh për vendet e Ballkanit se vlen në qoftë se je krah vlerave të BE-së.

“Nganjëherë ka mesazhe të paqarta që dërgohen sepse nga njëra anë ke vende që janë harmonizuara plotësisht me BE-në dhe nga ana tjetër ke vende që janë harmonizuara me Putinin, Nuk duhet trajtuar njësoj, ose je krah Ukrainës ose krah Rusisë”, tha Osmani.

Related posts

Jo vetëm infrastrukturën energjitike, Rusia godet me dronë një hotel në një qytet ukrainas në Detin e Zi

admin

Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutojnë për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës

rezart morina

Një i vdekur dhe gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Arllat-Malishevë

admin