RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Zbatimi i pakompromis i Kushtetutës, përshpejton procesin integrues drejt familjes së madhe euroatlantike

osmani:-zbatimi-i-pakompromis-i-kushtetutes,-pershpejton-procesin-integrues-drejt-familjes-se-madhe-euroatlantike

Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Osmani ka thënë se sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.

“Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike“, ka shkruar Osmani.

Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të të njëjtit vit. Si akti më i lartë juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës u garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit./

Related posts

Thellohet bilanci i luftës në Gaza, shkon në mbi 34800 numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli

admin6

Britani, hetime mbi akuzat se “ushtarët britanikë kanë vrarë civilë afganë”

admin

Maqedoni e Veriut, KSHZ publikon rezultatet fillestare zyrtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

admin6