Kjo ëmbëlsirë është ideale për të nisur mëngjesin. Provojeni!
Një recetë që mund ta shijoni edhe duke pirë çaj ose kafe, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 300 g miell të bluar butë,
– 8 g pluhur për ëmbëlsira,
– 250 g sheqer,
– 3 vezë,
– 120 g gjalpë,
– 150 g jogurt.
Përgatitja:
Përzieni në një enë të gjithë përbërësit e thatë.
Në enën tjetër tundni të bardhët e vezëve dhe shtojani të verdhët e vezëve, pastaj edhe të gjithë përbërësit e tjerë të njomë.
Ngjishni lehtë përbërësit e thatë me përbërës të njomë.
Vendosni shportëzat e letrës në kallëpe për mafinë dhe shtypni pak që të zhyten në brumë.
Piqni në 170 gradë rreth 25 minuta.
Kur të ftohen nxirrni nga shportëzat dhe shërbejini. /Telegrafi/
The post Pa i gatuar, por me shije të paharrueshme: Mafinë me boronica dhe jogurt appeared first on Telegrafi.