Nga sot pagesat rrugore në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi mund të paguhen përmes një sistemi të përbashkët. Qytetarët që do të posedojnë M-kartelë do të mund të paguajnë taksë rrugore në Serbi me të dhe anasjelltas. Kjo do të thotë që udhëtarët nuk do të duhet të ndalojnë në pikat e pagesës për të paguar, por do të tarifohen përmes pajisjes në të dy vendet. Siç thanë sot kryeministrat e Maqedonisë dhe Serbisë, Dimitar Kovaçevski dhe Ana Brnabiq, ky sistem, i cili është pjesë e projekteve të Ballkanit të Hapur, do të mundësojë lëvizje të papenguar nëpër territoret e të dyja vendeve.
“Ky është konfirmimi më i mirë se Open Balkans është një iniciativë që prodhon rezultate, që funksionon dhe që njerëzit e duan. Në vetëm tre muaj, inxhinierët serbë dhe maqedonas arritën të krijojnë zgjidhjen për një grumbullim të vetëm elektronik të tarifave. Së bashku me ministrin Boçvarski erdhëm me makinë nga Shkupi me një kartelë M-TAG të blerë në Maqedoni, e cila funksionon në mënyrë perfekte në Serbi. Deri të premten e ardhshme do të bëhet zgjidhja për qarkullimin e mallrave, kështu që do të mund të kalojnë edhe kamionët”.
Ai tha se numri i turistëve serbë në dy vitet e fundit është rritur për 500% krahasuar kohën me para themelimit të iniciativës “Open Balkans”. Ajo që vijon është futja e një zgjidhje softuerike për shkëmbim të qetë të punëtorëve, përmes së cilës të gjithë do të mund të regjistrohen në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri, pa procedura administrative që sot zgjasin tre muaj. /shenja