Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor në margjina të Forumit Diplomatik që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Përmes një postimi në “X”, Pahor ka shkruar se Osmanin kanë diskutuar për situatën në rajon, përfshirë për dialogun Kosovë-Serbi.
“Presidentja Vjosa Osmani mbështeti qëllimet dhe aktivitet e institucionit të porsaformuar, Miqtë e Ballkanit Perëndimor #FoWB”, thuhet në postimin e Pahorit.