RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia, ndër vendet më të sulmuara me lajme të rreme – VIDEO

erdogan:-turqia,-nder-vendet-me-te-sulmuara-me-lajme-te-rreme-–-video

Presidenti turk tha se kanalet digjitale gjithnjë e më shumë po përdoren si element aksionesh psikologjike në tensionet ndërshtetërore.

Turqia është një prej shteteve më të ekspozuara ndaj lajmeve të rreme, ndërsa dezinformatat përhapen si kërcënim serioz në procesin e digjitalizimit, tha të premten presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Për shkak të lokacionit strategjik, politikës origjinale që e bën dhe qëndrimin parimor në çështjet rajonale dhe globale, Turqia është një prej shteteve më të prekura nga lajmet e rreme në gjithë botën”, tha Erdoğan në video mesazhin e tij në Samitin Stratcom 2022.

Të premten në metropolin turk Stamboll filloi samiti dyditor ku pjesëmarrësit do të merren me temat globale në fushën e komunikimeve strategjike. Samiti mban titullin “Komunikimi strategjik në kohën e paqartësive”, ndërsa marrin pjesë 52 folës nga 24 shtete.

Erdoğan theksoi se si rezultat i digjitalizimit po ndodhin transformime të mëdha të mjeteve të komunikimit dhe burimeve të lajmeve.

Ai shtoi se kanalet digjitale gjithnjë e më shumë po përdoren si element aksionesh psikologjike në tensionet ndërshtetërore.

“Hipokrizia lidhur me luftën tone kundër organizatave terroriste, sidomos DAESh-it, FETO-s dhe PKK-së, shumë herë e ka treguar këtë realitet. Gjuha e disa shtëpive ndërkombëtare mediatike që e kemi parë pas sulmit terrorist në rrugën Istiklal, pothuajse ka shkuar në duar të autorëve”, tha presidenti turk.

Siç tha Erdoğan, nevojitet një kuptim i ri i komunikimit, i përqendruar te e vërteta.

Më 13 nëntor, organizata terroriste YPG/PKK kreu sulm terrorist në rrugën e frekuentuar Istiklal në Istanbul, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur 81 të tjerë. /trt

Related posts

Dëshmia e ushtares izraelite ngre pikëpyetje nëse ushtria qëlloi mbi civilët më 7 tetor

rezart morina

Lajçak: Diskutimet për dinarin vazhdojnë të hënën, marrëveshja duhet të adresohet nga Kurti e Vuçiçi

admin

Socialistët bullgarë marrin mandatin për ta formuar qeverinë

admin