RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pakënaqësitë ndaj Vuçiqit, protestuesit serbë përplasen mes vete

pakenaqesite-ndaj-vuciqit,-protestuesit-serbe-perplasen-mes-vete

Përfaqësues opozitarë në Serbi, Aleksandar Jovanoviq, lider i Lëvizjes Ekologjike në Serbi, Mirosllav Aleksiq nga Partia Popullore dhe Danijela Nestoroviq, deputete në Parlamentin e Serbisë, kanë vizituar sot protestuesit në Zveçan, të cilët po protestojnë për të 26 ditë kundër prezencës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë në veri.

Prezenca e këtyre opozitarëve ka ngjallur tensione në mes të protestuesve, me ç’rast mbështetësit e Listës serbe dhe ata të opozitës janë sharë e fyer verbalisht, ndërsa ka pasur edhe shtyerje mes vete, raporton KP.

Ata thanë para gazetarëve se kanë ardhur këtu për t’u solidarizuar me protestuesit, sepse gjendja e popullatës këtu është e njëjtë sikurse edhe e atyre në Serbi.

“Gjendja si në Kosovë është çdokënd edhe në Serbi. Qe 10 vite, nën udhëheqjen e këtij pushteti kjo gjendje është pothuajse kështu, andaj një ditë pushtetarët kanë me dhënë përgjegjësi për këtë”, thanë mes tjerash ata.

Opozitarët pas Zveçanit vazhduan për në veri të Mitrovicës, ndërsa mësohet se do t’i vizitojnë protestuesit edhe në komunat tjera veriore.

Related posts

Turqi, rritet në 44.218 numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit

Muhamet Ramadani

Veteranët e UÇK-së kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Muhamet Ramadani

Rusia do t’i konsiderojë anijet drejt porteve ukrainase si ‘transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake’

admin