RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, lëshohen dy urdhër-arreste të veçanta për ish-kryeministrin Khan

pakistan,-leshohen-dy-urdher-arreste-te-vecanta-per-ish-kryeministrin-khan

Dy urdhër-arreste janë lëshuar për ish-kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, i cili nuk mori pjesë në dy seancat në të cilat u gjykua në vend, transmeton Anadolu.

Seancat dëgjimore u mbajtën në Gjykatën e Qarkut në Islamabad. Në dy raste Khan u gjykua për shitjen e dhuratave nga personalitete të huaja gjatë mandatit të tij si kryeministër dhe për kërcënimin e një gjyqtareje femër në gusht të vitit të kaluar, sipas lajmeve të medias kombëtare.

Të dyja gjykatat lëshuan urdhër-arrest të veçantë për Khan, i cili nuk mori pjesë në seancë.

Pas vendimit të gjykatës, një ekip nga Departamenti i Policisë së Islamabadit shkoi në Lahore me helikopter për të arrestuar Khan-in.

Khan u largua sot nga shtëpia e tij në Lahore për të mbajtur tubimin e tij të parë për zgjedhjet që do të mbahen në shtetin Punjab më 30 prill.

Më 28 shkurt u lëshua urdhër-arrest për Khan-in, i cili nuk mori pjesë në seancat lidhur me pretendimin se dhuratat e marra nga zyrtarët e huaj janë shitur gjatë kohës së tij si kryeministër.

Policia shkoi për të arrestuar Khan-in më 5 mars, por njoftoi se ai nuk ishte në shtëpinë e tij.

Khan aplikoi në gjykatën më të lartë kundër vendimit dhe gjykata pezulloi urdhrin e arrestit deri më 13 mars.

– Qeveria e Imran Khan ra në prill 2022

Qeveria e Imran Khan kishte rënë me 174 vota “kundër” në votëbesimin e mbajtur në Parlamentin e Pakistanit më 10 prill 2022.

Shahbaz Sharif, vëllai i Nawaz Sharif, i cili shërbeu si kryeministër për tre mandate në vend, u zgjodh kryeministër me mbështetjen e shumicës absolute prej 174 vota në zgjedhjet e mbajtura në Parlament më 11 prill.

Related posts

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

Muhamet Ramadani

Kongresi amerikan ndalon me ligj armët gjysmë automatike

admin

Në su’lmet iz’raelite në jug dhe lindje të Libanit vr’iten të paktën 100 persona

Muhamet Ramadani