Mijëra persona në Pakistan protestuan për të treguar mbështetjen e tyre për Gazën e pushtuar dhe për të kërkuar “përfundimin e menjëhershëm të gjenocidit të Izraelit”, transmeton Anadolu.
Me thirrjen e partisë Jamaat-e-Islami, mijëra persona kryesisht në kryeqytetin Islamabad dhe Karachi mbajtën protesta në mbështetje të Palestinës.
Në Islamabad mijëra protestues u mblodhën me flamuj palestinezë në duar në Bulevardin D-Chowk në një largësi rreth 200 metra nga parlamenti.
Protestuesit bërë thirrje për “përfundimin e menjëhershëm të gjenocidit” të Izraelit në Gaza dhe brohoritën me slogane në mbështetje për Palestinën.
Mijëra protestues përfshirë gra dhe fëmijë në Karachi, dënuan sulmet e Izraelit dhe treguan mbështetjen e tyre duke brohoritur me sloganet “Jepni fund gjenocidit në Gaza” dhe “Jemi këtu për Gazën”.
Duke bërë thirrje për shpalljen e armëpushimit urgjent në Gaza, protestuesit theksuan nevojën për krijimin e një korridori humanitar për dërgimin e ndihmave në rajonin e rrethuar.
Lideri i Partisë Jamaat-e-Islami, Siraj-ul Haq duke dënuar ndihmat e kryera nga SHBA për Izraelin tha se në xhumanë e fundit të Ramazanit do të marshojnë drejt ambasadës së SHBA-së në Islamabad.