RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-ja realizon një ushtrim fushor

fsk-ja-realizon-nje-ushtrim-fushor

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar për një ushtrim fushor të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë.

“Kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11” me qëllim të përgatitjes fizike dhe taktike të pjesëtarëve për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale”, ka thënë Maqedonci përmes një postimi

Ai tha se ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake.

Me këtë, ata trajnohen për Nivelin T2, këmbësori të lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre, veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake.

Related posts

Pakistan, arrin në pothuajse 1 mijë numri i vdekjeve nga fatkeqësitë e shkaktuara nga reshjet

admin

Kosovë, 24 vjet nga Masakra e Reçakut që tronditi botën dhe nxiti reagimin ndërkombëtar

admin

Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

rezart morina