RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, rritet numri i të evakuuarve nga rajonet e goditura nga përmbytjet

pakistan,-rritet-numri-i-te-evakuuarve-nga-rajonet-e-goditura-nga-permbytjet

Ka shkuar në 14 mijë numri i personave që janë evakuuar në 6 ditët e fundit për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur mosun në rajonin Punjab të Pakistanit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, përmbytjet kanë qenë efektive në zonën Kasur në kufi me Indinë rreth 60 kilometra larg nga qyteti Lahor i Punjabit. Zyrtarët kanë njoftuar se nga fshatrat e goditura nga përmbytjet në zonën Kasur janë evakuuar drejt zonave të sigurta 14 mijë persona në 6 ditët e fundit.

Departamenti i Meteorologjisë së Pakistanit njoftoi se reshjet e dendura do të vazhdojnë gjatë javës së ardhshme në rajonin Balochistan dhe Sind, dhe ka paralajmëruar popullatën nga rreziku i përmbytjeve. Edhe shirat intensivë në Indi shkaktuan vërshimin e lumenjve që rrjedhin nga ky vend drejt Pakistanit.

Pas shirave mosun, evakuimi i banorëve në fshatrat pranë kufirit në Pakistan filloi më 10 korrik pas India lëshoi ujë nga digat në lumin Ravi pas shirave mosun. Në katastrofat dhe aksidentet e shkaktuara nga shirat mosun në Pakistan gjatë periudhës 15 qershor – 12 korrik humbën jetën 91 persona në të gjithë vendin.

Shirat mosun që janë të pranishëm në periudhën qershor-shtator çdo vit, shkaktojnë dëme të mëdha në Pakistan.

Për shkak të përmbytjeve që shirat mosun shkaktuan vitin e kaluar në Pakistan humbën jetën 1.739 persona, ndërsa u njoftua se kostoja e shkaktuar nga katastrofa ndaj vendit është mbi 30 miliardë dollarë.

Related posts

Pakistan, rritet në të paktën 44 numri i të vdekurve nga sulmi në xhami

rezart morina

Kurti për NYT: Një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë e Serbisë

admin

Kthimi në bisedime, “mision i pamundur” për Lajçak

admin