RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, rritet në të paktën 44 numri i të vdekurve nga sulmi në xhami

pakistan,-rritet-ne-te-pakten-44-numri-i-te-vdekurve-nga-sulmi-ne-xhami

Të paktën 44 persona, përfshirë policë, kanë humbur jetën dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur në veriperëndim të Pakistanit pasi një person me bombë vetëvrasëse shpërtheu veten gjatë faljes së namazit të drekës në një xhami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mohammad Asim, një zëdhënës i spitalit ‘Lady Reading’ në qytetin Peshawar, ku u dërguan viktimat nga shpërthimi, njoftoi se numri i viktimave është rritur në 44 pasi 12 të tjerë të plagosur iu nënshtruan plagëve të tyre.

Asim tha se numri i të plagosurve gjithashtu është rritur në 157 dhe se dhjetëra prej tyre janë në gjendje kritike.

Xhamia ndodhet brenda një kompleksi policor.

Organizata amë e talebanëve pakistanezë, gjegjësisht Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.

Në mesin e personave që humbën jetën ishin disa oficerë të lartë të policisë dhe prijës të faljes së namazit.

Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Asif, për mediat lokale tha se sulmuesi i dyshuar po qëndronte në rreshtin e parë në xhami dhe hodhi veten në erë sapo filloi falja e namazit.

Shpërthimi i madh në xhami

Imazhet në transmetuesin lokal tregonin punonjësit e ekipeve të shpëtimit që mbanin të plagosurit dhe viktimat në barela duke i kaluar ato në auto-ambulanca.

Rroba, kapele e këpucë të gjakosura, si dhe xhama të thyer e pjesë prej druri dukeshin të shpërndarë në sallën kryesore të faljes së namazit në xhami, në oborr dhe jashtë ndërtesës.

Shpërthimi ishte aq i madh sa shkaktoi edhe shembjen e xhamisë, si dhe theu xhamat e dritareve dhe dyert e ndërtesave aty pranë.

Zyrtarët e shpëtimit kanë frikë se disa viktima akoma mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Qindra njerëz u mblodhën në vendngjarje për të kërkuar për anëtarët e humbur të familjes, ndërsa punonjësit e ekipeve të shpëtimit të mbështetur nga makineri të rënda po përpiqeshin të pastrojnë rrënojat.

Qyteti Peshawar tashmë dy dekada është një vatër e sulmeve terroriste, megjithëse situata e rendit dhe ligjit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Sulmi i fundit në Peshawar ndodhi vitin e kaluar, kur një person po ashtu me bombë vetëvrasëse hodhi në erë veten brenda një xhamie shiite, duke lënë të vrarë 63 persona.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif dhe lider i opozitës, Imran Khan, dënuan sulmin e sotëm, duke e quajtur atë një “akt të neveritshëm”.

Sharif, i cili së bashku me shefin e ushtrisë, Asim Munir, vizituan në zonën e shpërthimit dhe vizituan të plagosurit në spital. Kryeministri pakistanez u zotua se autorët do të sillen para drejtësisë. /aa

Related posts

Erdoğan: Turqia shpreson sa më parë të marrë fund dhuna dhe gjakderdhja në Francë

rezart morina

Dita e Çlirimit/ Prishtina me një sërë aktivitetesh

rezart morina

Shefi i OBSH-së: Nuk mund t’i ndihmoj familjes sime të uritur në Etiopi

admin