Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një muri nga shirat e dendur në kryeqytetin pakistanez Islamabad, raporton Anadolu.
Sipas një zyrtari lokal, incidenti ndodhi në rrugën ‘Peshawar’ kur muri u shemb dhe ra mbi punëtorët që punonin në rrugë.
“Deri më tani janë gjetur 11 trupa, ndërsa gjashtë të plagosur janë dërguar në një spital lokal në Islamabad”, tha zyrtari pakistanez i shpëtimit për Anadolu.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), deri më tani 99 persona, përfshirë 41 fëmijë, kanë humbur jetën në të gjithë vendin që nga 25 qershori kur vendi u godit nga shirat e dendur të musonit.
Rreth 175 persona, mes tyre 59 fëmijë dhe 48 gra, u plagosën, ndërsa 130 shtëpi u dëmtuan nga shirat dhe përmbytjet.
Shirat e musonit prej kohësh kanë shkaktuar rrëmujë në Pakistan për sa i përket viktimave njerëzore dhe shkatërrimit të infrastrukturës tashmë të brishtë. Vitet e fundit, ndryshimet klimatike kanë rritur më tej frekuencën, egërsinë dhe paparashikueshmërinë e tyre.
Vitin e kaluar, shirat dhe përmbytjet e paprecedentë përmbytën një të tretën e Pakistanit, duke marrë jetën e mbi 1.700 personave, në provincat Balochistan dhe Sindh duke shkatërruar qindra mijëra shtëpi, shkolla, spitale, rrugë dhe ura, si dhe duke shkaktuar humbje të mëdha prej mbi 30 miliardë dollarë në mbarë vendin.
At least 11 people were killed and several others wounded when a wall collapsed in Pakistan’s capital Islamabad due to heavy rains on Wednesday. #pakistan #rain #climatechange #flood pic.twitter.com/C7bu6LG5NF
— Yeni Şafak English (@yenisafakEN) July 19, 2023