RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistanezët e rajoneve të përmbytura, mbesin pa kulm mbi kokë

pakistanezet-e-rajoneve-te-permbytura,-mbesin-pa-kulm-mbi-koke

Përmbytjet vazhduan të prekin banorët në provincën pakistaneze Sindh të hënën, ndërsa presin që t’u ofrohen më shumë ndihma, raporton agjencia AP.

Rajoni jugor është një nga zonat më të goditura nga reshjet vdekjeprurëse të monsuneve në vendin e varfër.

Të hënën, banorët në Dadu udhëtuan me varkë nëpër ujërat e përmbytjeve. Të tjerët po qëndrojnë në tenda. Ka frikë se Dadu mund të pësojë përmbytje të mëtejshme nga ujërat në rritje të Lumit Hindu.

Pakistani ka vuajtur nga reshjet jashtëzakonisht të dendura të monsuneve që nisën në mes të qershorit. Afro 1.400 njerëz humbën jetën dhe 13.000 që janë lënduar. Miliona të tjerë kanë mbetur pa strehë nga përmbytjet e dendura. Ujërat shkatërruan, gjithashtu, infrastrukturën rrugore dhe të komunikimit.

Si pjesë e përpjekjes së ndihmës, dy avionë të tjerë ushtarakë amerikanë, të ngarkuar me tonelata furnizime, zbarkuan në fundjavë në provincën Sindh. /koha

Related posts

​Abazi zëvendësohet nga deputetetët Kryeziu dhe Basha

Muhamet Ramadani

Fluks në disa pika kufitare mëngjesin e së shtunës, shtohen kolonat në dalje

admin

Osmani kujton komandant Drinin: U vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë

Muhamet Ramadani