RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani arreston liderin e opozitës Shah Mahmood Qureshi

pakistani-arreston-liderin-e-opozites-shah-mahmood-qureshi

Agjencia Federale e Hetimeve e Pakistanit ka arrestuar udhëheqësin e opozitës Shah Mahmood Qureshi, i cili është ndihmës i ngushtë i ish-kryeministrit të dënuar Imran Khan, raporton agjencia AP. Qureshi akuzohet për ekspozim të sekreteve zyrtare dhe dëmtim të interesave shtetërore, sipas dokumenteve të publikuara të dielën.

Ky është zhvillimi i fundit në një përplasje midis administratës së kryeministrit në largim Shehbaz Sharif dhe paraardhësit të tij Khan, i cili u burgos në fillim të këtij muaji për korrupsion.

Shah Mahmood Qureshi, ish-ministër i Jashtëm, u arrestua të shtunën mbrëma në shtëpinë e tij në Islamabad me akuzën e ekspozimit të një letre, vitin e kaluar, ku pretendohej se Khan u rrëzua nga pushteti nga SHBA-ja.

Letra nuk është bërë publike, por duket se ishte bashkëpunim diplomatik midis një ambasadori pakistanez në Washington dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Islamabad. Ish-kryeministrit Khan iu hoq pushteti në prill të 2022-s përmes një mocioni mosbesimi. Ai këmbëngul se largimi i tij ishte projektuar nga Washingtoni, qeveria e Sharifit dhe ushtria. Por që të gjithë mohojnë akuzat. /koha

Related posts

Rusia në ‘listën e turpit’ të OKB-së për vrasjen e fëmijëve, Izraeli lihet jashtë

Muhamet Ramadani

Rreth 1.000 xhami u shkatërruan në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

admin

“Aleatët e NATO-s janë mirënjohës që ti nuk je president”- Debati mes Trump dhe Harris, kandidatja demokrate: Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës nëse…

admin