RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani mbetet i angazhuar në përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve në Gjirin Persik

pakistani-mbetet-i-angazhuar-ne-perpjekjet-diplomatike-per-uljen-e-tensioneve-ne-gjirin-persik

Pakistani mbetet aktivisht i angazhuar me partnerët rajonalë në përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme, veçanërisht lidhur me situatën e tensionuar në Ngushticën e Hormuzit, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Tahir Andrabi, transmeton Anadolu.

“Pakistani mbetet i angazhuar së bashku me shtetet e tjera vëllazërore në përpjekjet e sinqerta për të zgjidhur krizën në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme, veçanërisht lidhur me situatën e tensionuar në Ngushticën e Hormuzit”, u tha Andrabi gazetarëve gjatë konferencës së tij javore për media në Islamabad.

Ai vlerësoi rolin e Omanit në promovimin e stabilitetit rajonal, duke thënë “Si një shtet bregdetar që mbikëqyr Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik, Omani ka luajtur vazhdimisht rol konstruktiv në promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal”.

Andrabi tha se Pakistani do të vazhdojë të ndjekë diplomacinë për të mbështetur paqen në rajon. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, tha ai, ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar zhvilloi biseda të ndara telefonike me ministrin e Jashtëm saudit, Princin Faisal bin Farhan dhe ministrin e Jashtëm iranian, Seyyed Abbas Araghchi.

Sipas Andrabit, bisedimet mbuluan zhvillimet në Detin e Kuq, Ngushticën Bab al-Mandeb, Palestinën dhe Kudsin Lindor të pushtuar. Dar gjithashtu e ftoi Araghchin të vizitojë Pakistanin.

Më 18 qershor, Washingtoni dhe Teherani nënshkruan marrëveshje kornizë dhe nisën negociatat drejt një marrëveshjeje përfundimtare përpara se bisedimet të ngecnin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi garancitë për sigurinë dhe lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit.

Muajin e kaluar, tensionet u përshkallëzuan përsëri ndërsa SHBA-ja kryen sulme brenda Iranit ndërsa Teherani u përgjigj duke synuar ato që i përshkroi si objekte dhe pajisje ushtarake amerikane në disa vende arabe, veçanërisht në Jordani, Bahrein dhe Kuvajt.

Related posts

Indonezianët përpiqen t’i rikthehen jetës normale pas përmbytjeve katastrofike

RTI

Teherani raporton 460 të vrarë dhe 4.309 të plagosur që nga nisja e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit

Muhamet Ramadani

Kryeministri palestinez takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Palestinë

Hevzi