RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani shpall ditë zie për Haniyehn

pakistani-shpall-dite-zie-per-haniyehn

Pakistani do të mbajë një ditë zie të premten për liderin e vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Kryeministri Shehbaz Sharif e kishte quajtur më parë vrasjen një “akt barbar” që shkel ligjin ndërkombëtar.

Në një njoftim për shtyp të mërkurën, ministria e jashtme e vendit denoncoi atë që e quajti “aventurizëm izraelit” që minon përpjekjet për të siguruar një armëpushim. Mijëra demonstrues u mblodhën në qytetin Rawalpindi në mbështetje të Haniyeh atë mbrëmje.

Muajin e kaluar, një këshilltar i kryeministrit Sharif e quajti Netanyahun “terrorist dhe autor të krimeve të luftës”.

Related posts

Osmani udhëton për Islandë

rezart morina

Lajçak thotë se ka progres në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut

admin

Lufta në Gaza/ Blinken, Abbas dhe ministrat arabë takohen në Riad

rezart morina