RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Pakistani synon bashkëpunimin me Turiqinë për mjetet ajrore pa pilot dhe avionët e avancuar luftarakë

pakistani-synon-bashkepunimin-me-turiqine-per-mjetet-ajrore-pa-pilot-dhe-avionet-e-avancuar-luftarake

Sekretari pakistanez për prodhimin e industrisë së mbrojtjes, Humayun Aziz, duke theksuar se industritë e mbrojtjes së Türkiyes dhe Pakistanit kanë punuar së bashku për më shumë se dy dekada, ka deklaruar se dy vendet do të konsolidojnë punën e tyre në fusha të reja, përfshirë mjetet ajrore pa pilot dhe avionët e avancuar luftarakë.

Në një prononcim për Anadolu, Aziz tha se marrëdhëniet turko-pakistaneze gjatë dekadës së fundit janë zgjeruar në “mënyrë eksponenciale”. Ai theksoi se Industritë e Hapësirës Ajrore (TAI), Kompleksi Aeronautik i Pakistanit (PAC), kantieri i anijeve pakistaneze në Karaçi dhe kompania turke e mbrojtjes STM kanë krijuar lidhje.

Gjatë edicionit të 16-të të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) në Istanbul, Aziz njoftoi se kantieri në Karaçi dhe STM-ja po ndërtojnë anije luftarake “Milgem Plus” dhe të dy vendet do të punojnë edhe në nëndetëse.

Sekretari pakistanez shtoi se fusha e re përfshin mjete ajrore pa pilot dhe avionë të avancuar luftarakë, sepse “tashmë po përparojmë shumë në ndërtimin e anijeve dhe nëndetëseve”.

Ai theksoi se Türkiye dhe Pakistani po punojnë së bashku në fushën ushtarake për armët e vogla dhe projekte të tjera.

– Puna për aftësi të reja

Lidhur me fushën e teknologjisë, Aziz tha se të dy vendet kanë mirëkuptim të mirë dhe po punojnë në disa dizajne të avancuara. “Industria e mbrojtjes po bashkëpunon në mënyrë aktive me ne për të punuar në aftësitë e reja të projektimit që gjithashtu përfshin inteligjencën artificiale dhe teknika të reja”, tha Aziz.

Duke iu referuar panairit IDEF, i cili vazhdon deri nesër, Aziz tha se ngjarja po zhvillohet në fuqi. “Marrëdhëniet tona janë të vazhdueshme, por padyshim që këto ekspozita na japin mundësinë të shohim shumë produkte në një platformë në një ditë”, theksoi ai.

Më tej, ai tha se shumë njerëz vizituan pavijonin e Pakistanit në këtë ngjarje.

“Ne kemi disa aftësi të jashtëzakonshme në teknologjinë e raketave, teknologjinë e avionëve dhe teknologjinë e mjeteve luftarake pa pilot. Kështu që unë shoh shumë interes të njerëzve për gjërat që po prezantojmë”, u shpreh ai.

Related posts

Banorët gjithnjë e më të frustruar prej turizmit masiv, Barcelona do të rrisë taksën

admin

“Ekstremizmi i krahut të djathtë rrezik kryesor për demokracinë e Gjermanisë”

admin

Në përfundim të aktiviteteve antiterroriste në Karabak, Aliyev garanton lehtësim për banorët me origjinë armene – VIDEO

rezart morina