Mijëra palestinezë, përfshirë zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të grupeve palestineze në Gaza, morën pjesë në funeralin e mbajtur pas namazit të xhumasë në xhaminë Khulefai Rashidin në Kampin e Refugjatëve Jabalia, për viktimat e zjarrit që shpërtheu dje në një ndërtesë të kampit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Po ashtu, namaz i xhenazes në mungesë u fal në shumë xhami në Kuds dhe Bregun Perëndimor, veçanërisht në Mesxhid al-Aksa.
Nga zjarri që shpërtheu dje në një ndërtesë në Kampin e Refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, humbën jetën 21 persona, ndërsa presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, shpalli zi kombëtare në vend.