RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pa’lestinezët falën namazin e xhumasë në rrënojat e një xhamie në Ga’za

pa’lestinezet-falen-namazin-e-xhumase-ne-rrenojat-e-nje-xhamie-ne-ga’za

Pavarësisht kushteve të vështira të luftës, qindra palestinezë në Gaza e falin namazin e përjavshëm të xhumasë në rrënojat e xhamisë.

Besimtarët në qytetin Khan Younis praktikisht u lutën mbi rrënojat e xhamisë “Mohammed Nasruddin al-Elbani”, e cila u shkatërrua në një nga sulmet e shumta izraelite.

Në mesin e besimtarëve kishte edhe një numër të madh të fëmijëve që merrnin pjesë në namazin javor të myslimanëve.

Izraeli vazhdon ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB) që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar, të paktën 41.272 palestinezë, duke përfshirë 16.795 fëmijë dhe 11.378 gra, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa 95.551 njerëz janë plagosur.

Bllokada e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, si dhe pjesa më e madhe e rajonit është në gërmadha.

Izraeli po përballet me akuza për gjenocid për sulmet e tij në Gaza përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Related posts

Shefi i OKB-së: Progresi kundër urisë në Gaza “i brishtë”, 1,6 milion njerëz ende përballen me pasiguri ushqimore

RTI

India miraton një skemë prej 8,8 miliardë dollarësh për kërkimet në det të hapur për të rritur sigurinë energjetike

Muhamet Ramadani

Mesdheu, vapa përvëluese po kthehet në normalitetin e ri

admin