Të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite kanë mbajtur protestë në oborret e burgjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë bëri një deklaratë me shkrim për protestën, ku theksohet se pasi Administrata e Burgjeve të Izraelit bëri një hap prapa në marrëveshjet e arritura më parë, që nga e hëna janë bërë protesta me qëllim të reagimit.
“Të burgosurit palestinezë po protestojnë ndaj rregullave të Administratës së Burgjeve duke mbajtur një protestë në të gjitha burgjet izraelite kur dalin në oborr”, thuhet në deklaratë.
Të burgosurit palestinezë refuzuan të shkojnë në kontrollet rutinë të sigurisë të hënën më 22 gusht dhe të mërkurën më 24 gusht, dhe refuzuan ushqimin.
Të arrestuarit protestojnë kundër qëllimit të Izraelit për të vendosur kufizime të caktuara për palestinezët që vuajnë dënimin e përjetshëm përmes “ndërrimit të vazhdueshëm të dhomave dhe burgjeve të tyre”.
Sipas burimeve palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth 4.500 të burgosur palestinezë. /aa