RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pa’lestinezët në bu’rgun iz’raelit kërcënohen me to’rtura nëse takohen me avokatët e tyre

pa’lestinezet-ne-bu’rgun-iz’raelit-kercenohen-me-to’rtura-nese-takohen-me-avokatet-e-tyre

Komiteti për Çështjet e të Burgosurve i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) njoftoi se palestinezët në burgun Negev në jug të Izraelit kërcënohen me tortura nëse takohen me avokatët e tyre, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të komitetit, ku përfshihen edhe deklarata të një avokati të paidentifikuar, thuhet se shumica e palestinezëve të cilët kanë qenë në burg për një kohë nuk kanë dashur të takohen me avokatët dhe nuk kanë pranuar vizita nga avokatët.

Në deklaratë thuhet se më vonë, sipas një deklarate të njërit prej të burgosurve, është zbuluar se ata ishin kërcënuar nga administrata e burgut me tortura nëse takoheshin me avokatët e tyre.

Po ashtu thuhet se të burgosurit palestinezë kanë marrë kërcënime se nëse do të shkonin për të takuar avokat, do të rriheshin, ndëshkoheshin, do të mbaheshin në qeli me duar, këmbë dhe kokë të lidhura dhe do të privoheshin nga ushqimi, pijet dhe tualeti.

Sipas deklaratave të të burgosurve që janë takuar me avokatë, ata janë ndëshkuar pas takimeve, ndaj nuk kanë marrë pjesë në takimet e mëpasshme dhe është dashur të ndërpresin lidhjen e tyre të vetme me familjet dhe botën e jashtme.

Deklarata thekson se situata e palestinezëve në burg i ka kaluar tashmë “vijat e kuqe” dhe se ata jetojnë nën kërcënimin e vdekjes përmes torturave fizike dhe psikologjike çdo ditë, veçanërisht pas 7 tetorit.

Të burgosurit palestinezë janë rrahur vazhdimisht nëpër korridore dhe në vende ku nuk ka kamera, janë detyruar të mbanin të njëjtat rroba për tetë muaj, i janë nënshtruar neglizhencës mjekësore, ndërsa të sëmurët nuk janë trajtuar dhe nuk u është dhënë ilaçe, thuhet në deklaratë.

Related posts

Opozita sërish bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja

RTI

Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Kurti takohet me Kamberin, bisedojnë për rrjedhat aktuale politike

rezart morina