RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor

ushtria-izraelite-vret-nje-adoleshent-palestinez-ne-bregun-perendimor

Një palestinez u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor të premten herët, transmeton Anadolu.

“Një shtetas u vra nga plumbat e ushtrisë izraelite në kampin Tulkarem”, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

“Dëshmori ishte i riu Mahmoud Abu Saan, 18 vjeç, i cili u qëllua në kokë nga ushtarët okupatorë nga afërsia”, shtohet më tej.

Përleshjet shpërthyen midis dhjetëra të rinjve palestinezë dhe forcave izraelite kur ata sulmuan kampin e refugjatëve Tulkarem. Gjatë konfrontimeve, forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Related posts

Lufta në Ukrainë/ Reuters zbulon dokumentet: Rusia ka krijuar një program sekret të prodhimit të dronëve në Kinë

admin

Masa të reja në Australi për rrjetet sociale, “Meta” do të bllokojë fëmijët nën 16 vjeç të përdorin platformat e saj

admin

Rusia godet me raketa supermarketin e mbushur me njerëz në Ukrainë, raportohet për dhjetëra viktima

admin