Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se midis të burgosurve në grevë është edhe Khalil Awawdeh, i cili është në grevë të urisë për 165 ditë
Katër të burgosur palestinezë janë zotuar se do të vazhdojnë grevën e urisë në shenjë proteste ndaj ndalimit të tyre të pacaktuar me gjyq nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se midis të burgosurve në grevë është edhe Khalil Awawdeh, i cili është në grevë të urisë për 165 ditë.
Në kuadër të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti që ndaloi një ofensivë të fundit izraelite në Gaza javën e kaluar, Kajro tha se do të kërkojë të sigurojë lirimin e të burgosurit Awawde dhe të të burgosurit të Xihadit Islamik, Bassam Al-Saadi.
Të enjten, autoritetet izraelite e transferuan Awawdeh-n në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua.
Organizata joqeveritare palestineze tha se dy të burgosurit e tjerë janë në grevë urie që nëntë ditë për të protestuar ndaj ndalimit të tyre administrativ pa akuza në gjyq.
“Një arabo-izraelit po ashtu ka qenë në grevë urie për të pestën ditë me radhë për të protestuar ndaj ndalimit të tij”, thuhet në njoftim, duke shtuar se i arrestuari është shtruar në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua.
Për vite me radhë, palestinezët e burgosur nga Izraeli i kanë përdorur këto protesta për të kërkuar kushte më të mira jetese dhe përfundimin e paraburgimeve të pacaktuara. /aa