RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia me diplomaci efikase mbron interesat kombëtare

erdogan:-turqia-me-diplomaci-efikase-mbron-interesat-kombetare

“Sot ekziston një Turqi që mbron me guxim interesat e saj kombëtare në të gjitha fushat, përfshirë në OKB dhe NATO, si dhe që arrin rezultate me diplomaci efikase”, tha Erdoğan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia me diplomaci efikase mbron interesat e saj kombëtare dhe arrin rezultate, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sot ekziston një Turqi që mbron me guxim interesat e saj kombëtare në të gjitha fushat, përfshirë në OKB dhe NATO, si dhe që arrin rezultate me diplomaci efikase”, tha Erdoğan në një takim të krerëve provincial të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të mbajtur në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan shtoi se Turqia forcoi politikën e saj të jashtme, fitoi reputacion dhe vetëbesim.

Ai tha se Turqia, me ushtrinë e saj të fortë, kreu operacione anti-terroriste për të mbrojtur sigurinë kombëtare “pa kërkuar miratimin e askujt”. Ai shtoi se në 21 vitet e fundit, Türkiye është bërë një vend “më demokratik dhe i lirë” që ka mundësi të barabarta për qytetarët e saj.

Fjalimi i presidentit Erdoğan vjen në një kohë kur AK Parti shënon 21 vjetorin e ekzistencës, periudhë e shënuar me fitore të rëndësishme elektorale. /aa

Related posts

SHBA, rastet e antisemitizmit arritën në nivelin më të lartë në vitin 2022

admin

Prej sot shtrenjtohet energjia elektrike

admin

Pozitë dhe opozitë kërkojnë largimin e masave ndëshkuese, pas votimit të 21 prillit në veri

admin