Të paktën 40 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i së martës nga sulmet ajrore izraelite në të gjithë Gazën.
Sulmet izraelite kishin në shënjestër blloqe të tëra banimi dhe kampe refugjatësh.
“Bombat izraelite në kampin e refugjatëve al-Maghazi vranë gjashtë anëtarë të familjes Thabet,” tha Tareq Abu Azzoum i Al Jazeera, duke raportuar nga Deir el-Balah. “Urdhërat izraelite për evakuim po i bëjnë familjet të dëshpëruara, pasi kërkojnë një vend për të fjetur. Së shpejti, ata do të kenë një sfidë tjetër: marrjen e ujit.
“Me 70 për qind të impianteve të shkripëzimit dhe puseve të ujit në Gaza të vendosura brenda zonave të evakuimit, ato janë shkëputur nga burimet e tyre kryesore. Disa palestinezë madje po mendojnë të kthehen, duke rrezikuar të vriten.”