RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestinezët thirrje për mbështetje për të burgosurit në burgjet izraelite

palestinezet-thirrje-per-mbeshtetje-per-te-burgosurit-ne-burgjet-izraelite

Grupet e rezistencës palestineze sot bënë thirrje për një fushatë të re masive për të tubuar mbështetje për të burgosurit në burgjet izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik pas një takimi në kryeqytetin libanez Bejrut, bëhet thirrje për përpjekje “për të ofruar mbështetje për të burgosurit në burgjet izraelite”.

Gjatë gjithë kësaj jave, palestinezët e mbajtur nga Izraeli kanë refuzuar të marrin pjesë në kontrollet e përditshme të sigurisë, kanë kthyer vaktet e tyre dhe kanë organizuar protesta në oborret e burgjeve. Ata akuzojnë autoritetet izraelite se kanë refuzuar marrëveshjet e arritura pas protestave në mars.

Palestinezët përmendin transferimet arbitrare të të burgosurve, veçanërisht të burgosurve femra, si vetëm një nga abuzimet nga zyrtarët izraelitë.

Sipas shifrave palestineze, ka rreth 4.550 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, duke përfshirë 175 të mitur dhe 31 të burgosura femra, së bashku me rreth 700 të burgosur të mbajtur nën paraburgimin administrativ izraelit pa akuza ose gjyq.

Related posts

Emigrantët, BE: Roma nën presion, është problem i të gjithëve

rezart morina

Publikohet dokumenti: Qeveria nis procedurat për largimin e katër kryetarëve në veri

rezart morina

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

rezart morina