Palestinezët që jetojnë në Katar, si dhe ata që e vizitojnë, po përfitojnë nga vëmendja e botës ndaj Kupës së Botës për të bërë të njohur flamurin e tyre.
Komuniteti i madh palestinez në Doha e dinte se vëmendja e globit në Katar gjatë Kupës së Botës, ngjarja më e madhe sportive në botë, ishte një mundësi që ata nuk e marrin shumë shpesh.
“Kupa e Botës na ka dhënë një platformë për të dëgjuar zërin tonë”, tha Bader, një palestinez me bazë në Katar, për Al Jazeera gjatë një nate festash në Lusail, shtëpia e stadiumit më të madh të Katarit, i cili do të presë finalen e Kupës së Botës.
Shumica e palestinezëve ishin jashtë për të ndjerë praninë e tyre, jo vetëm me flamujt, por edhe me veshjen e tyre.
Bader kishte veshur një bluzë me një hartë të Palestinës dhe thirrjen “Palestinë e Lirë” të skalitur në të, poashtu kishte një keffiyeh (shami) dhe flamur palestinez të mbështjellë rreth qafës së tij.
“Njerëz nga e gjithë bota janë këtu në Katar dhe kur na shohin të veshur kështu, vijnë tek ne dhe pyesin se nga jemi, pasi Palestina nuk po merr pjesë në Kupën e Botës”, tha Bader.
“Kjo na jep mundësinë t’i njohim ata me situatën në atdheun tonë, t’u tregojmë kulturën tonë dhe të rrëfejmë historinë tonë.
Ata dinë për Izraelin, por jo për Palestinën. Nuk kishte Izrael derisa pushtoi Palestinën.”
Aty pranë, një grup burrash dhe grash u mblodhën në një rreth dhe një brohoritje e madhe u ngrit ndërsa muzika filloi të luhej nga një altoparlant. Ndërsa teksti kumbonte, ata filluan të këndojnë dhe kërcejnë së bashku me një këngë popullore palestineze të quajtur Dammi Falastini (Gjaku im është palestinez).
The local people of Qatar have turned the #WorldCup into a Palestine festival and we love to see it! #FreePalestine #Qatar2022 pic.twitter.com/nQg4ZFI6By
— #Africa4Palestine (@Africa4Pal) November 22, 2022
Bader shpjegon se kënga tregon historinë e Palestinës.
“Teksti është tronditës dhe i trishtuar, por për shkak se pushtimi izraelit dhe paaftësia jonë për të qenë në atdheun tonë është pjesë e jetës sonë, ne festojmë identitetin tonë duke kënduar dhe kërcyer këngë të tilla.”
Bader, i cili mezi dëgjohej nga këndimi dhe brohoritja me zë të lartë, vuri në dukje disa flamuj marokenë, tunizianë, egjiptianë dhe katarian midis turmës.
“Ata nuk janë palestinezë, por kur e dëgjojnë këtë këngë ose e shohin flamurin tonë, tërhiqen drejt tij, pasi duke qenë myslimanë ata mbështesin kauzën tonë dhe ndjejnë dhimbjen tonë,” shpjegoi ai përpara se të bashkohej me grupin.
Viva Palestina
Mbështetja palestineze nuk është kufizuar vetëm në këngë dhe vallëzim.
Postimet në rrjetet sociale tregojnë fansat të cilët, pasi kanë kuptuar se po intervistohen nga mediat izraelite, janë larguar nga gazetarët. Ndërkohë, të tjerë kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë thirrur “viva Palestine!” në mikrofonat e tyre.
Për herë të parë, fluturimet direkte midis Tel Avivit dhe Dohas kanë sjellë tifozët në Kupën e Botës, pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare midis Izraelit dhe Katarit.
“Të vendosim identitetin tonë atje kur e gjithë bota po e shikon ndihmon kauzën tonë,” tha Asma Jaber, një palestineze që ka udhëtuar në Katar nga Shtetet e Bashkuara për turneun.
Xhaberi, gjithashtu, kishte një keffiyeh të mbështjellë mbi supet e saj dhe një flamur të vogël palestinez në duar.
“Të jemi në gjendje të tregojmë identitetin tonë hapur dhe me krenari është një ndjenjë unike për palestinezët,” tha Jaber, ndërsa shpjegoi se mbante një flamur palestinez kudo që shkonte, pavarësisht se nuk ka shumë vende në botë ku ajo ndjehet rehat duke e valëvitur atë.
Djali i saj Safwan kishte një flamur të madh palestinez të lidhur në qafë. Ai e mbajti atë mbi kokë dhe tha: “Kjo është pelerina ime. Më bën të ndihem si supermen”.
Jaber u rrit në një kamp refugjatësh jordanez derisa mbaroi shkollën e mesme dhe më pas u transferua në SHBA.
“Gjyshërit e mi u shpërngulën në Jordani në vitin 1948, pas Nakba [katastrofës]”, tha ajo, duke iu referuar dëbimit me forcë të palestinezëve në vitin 1948 pas krijimit të Izraelit.
Ashtu si miliona refugjatë të tjerë palestinezë, Jaber nuk ka qenë kurrë në Palestinë.
Ajo shikoi rreth saj ndërsa qëndronte në mes të bulevardit Lusail, një rrugë e gjerë që shkon nga stadiumi Lusail në qendër të qytetit. Sheshi është hapur vetëm për këmbësorët dhe është dekoruar me flamuj të kombeve pjesëmarrëse.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se si ndihem kur shoh flamurin tim duke u ngritur nga kaq shumë njerëz që nuk janë nga Palestina,” tha Jaber.
Ajo mori një moment për të mbajtur emocionet e saj dhe tha: “Është sikur të gjithë këta njerëz nga e gjithë bota po thonë: “Ne të duam, ne e dimë që ti ekziston dhe ne jemi pranë teje”.
“Palestinezët shpesh mendojnë se po përballen me fuqitë më të forta në botë dhe po luftojnë vetëm për kauzën e tyre.
Por duke parë këtë mbështetje na bën të ndihemi më të fortë.”
Tifozët marokienë thirrje për Liri për Palestinën
I cried wallah. Never been to Gaza but whenever I hear the name, I get emotional. pic.twitter.com/HPekE1XngF
— القرآن (@Quranconnect_) December 3, 2022