RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pa’lestinezi i liruar nga Iz’raeli pas 9 muajsh e krahason me Guantanamo-n bu’rgun iz’raelit ku qëndroi

pa’lestinezi-i-liruar-nga-iz’raeli-pas-9-muajsh-e-krahason-me-guantanamo-n-bu’rgun-iz’raelit-ku-qendroi

Palestinezi, i cili u lirua “në një gjendje të mjerueshme” pasi kaloi 9 muaj në burgun izraelit, e krahasoi burgun ku qëndroi me burgun e Guantanamos, i cili ishte bërë qendër e shumë veprimeve kundër ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Palestinezi Muazzez Halil Abiyyat u lirua në një gjendje shumë të keqe shëndetësore për shkak të torturave që pësoi pasi kaloi 9 muaj në burgjet izraelite.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se Abiyyat i ka rrobat e grisura, e ka të vështirë të qëndrojë në këmbë i vetëm, ecën duke çaluar dhe është në gjendje shumë të keqe.

Në pamjet e marra në spitalin ku u dërgua pas lirimit të tij, Abiyyat u shpreh se: “Burgu i Negevit është si burgu i Guantonamos. Gjithçka që mendja nuk mund ta imagjinojë. Vrasje, rrahje, uri, sëmundje. Të burgosurit kanë vetëm Zotin. Unë u ndava nga ato. Sikur të kishim vdekur së bashku. Kishte uri. Nuk ka as ushqim dhe askush nuk u kujdes për ne”.

Edhe në deklaratën me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez theksohet se 37-vjeçari Abiyyat u lirua në një gjendje shumë të keqe shëndetësore për shkak të torturave që pësoi në burg pas 9 muajsh arrestim administrativ.

Pasi theksohet se Abiyyat, babai i pesë fëmijëve, nuk kishte probleme shëndetësore para arrestimit, në deklaratë thuhet se Izraeli kreu një sërë shkeljesh të tilla si tortura dhe sulme të rënda kundër Abiyyat, pasi e arrestoi në fund të tetorit 2023.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se numri i të burgosurve administrativë në burgjet izraelite në fillim të këtij muaji ka arritur në 3 mijë e 380 dhe se ata janë gjykuar me akuza të rreme, ndërsa nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kërkohet që të marrin përgjegjësinë e tyre kundër krimeve të vrasjeve dhe gjenocidit të kryer nga Izraeli.

Izraeli me praktikën që e emërton “arrestim administrativ” mund t‘i mbajë palestinezët të arrestuar për 1 deri në 6 muaj duke u bazuar në inteligjencën. Nëse vendoset se i arrestuari “përbën rrezik për sigurinë e Izraelit” gjyqtari ushtarak mund ta zgjasë periudhën e paraburgimit deri në 5 vjet, madje pa e akuzuar atë për ndonjë krim.

Related posts

A do të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës? Nis diskutimi në Asamblenë Parlamentare

admin

Ukraina përshëndet marrëveshjen e BE-së për paketën shtesë të mbështetjes prej 50 miliardë eurosh

admin

Lajçak pas takimit të gjatë me Kurtin: Duhet dinamikë e re në dialog

admin