RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina përshëndet marrëveshjen e BE-së për paketën shtesë të mbështetjes prej 50 miliardë eurosh

ukraina-pershendet-marreveshjen-e-be-se-per-paketen-shtese-te-mbeshtetjes-prej-50-miliarde-eurosh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka përshëndetur marrëveshjen e liderëve të Bashkimit Evropian (BE) për t’i dhënë Ukrainës një paketë shtesë të mbështetjes prej 50 miliardë eurosh, transmeton Anadolu.

“Mirënjohës ndaj (presidentit të Këshillit Evropian) Charles Michel dhe liderëve të BE-së për krijimin e ‘Lehtësimit të Ukrainës’ prej 50 miliardë eurosh për vitet 2024-2027”, shkroi Zelenskyy në platformën sociale X.

Zelenskyy theksoi se është “shumë e rëndësishme” që vendimi u mor nga të gjithë 27 liderët e bllokut evropian duke dëshmuar “unitetin e fortë të BE-së”.

Ai tha se mbështetja e vazhdueshme financiare për vendin e tij do të “forcojë stabilitetin afatgjatë ekonomik dhe financiar, gjë që nuk është më pak e rëndësishme se ndihma ushtarake dhe presioni i sanksioneve ndaj Rusisë”.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitry Kuleba, nga ana e tij, në një postim në platformën sociale X po ashtu falënderoi BE-në për paketën shtesë të mbështetjes, duke theksuar se vendimi tregon se thëniet për “lodhjen nga lufta” ose “mbështetjen në rënie” janë të rreme.

“Evropa ka demonstruar edhe një herë forcën dhe aftësinë e saj për të marrë vendime të rëndësishme dhe të pavarura nga të tjerët. BE-ja po udhëheq drejtimin dhe po jep një shembull për pjesën tjetër të botës që ta ndjekë”, shkroi Kuleba.

Shefi i diplomacisë ukrainase gjithashtu tha se ky është një “indikacion i qartë se shpresat e presidentit rus, Vladimir Putin, për të mbijetuar vendosmërinë e Ukrainës dhe të botës janë të kota”.

“Jam thellësisht mirënjohës për të gjithë ministrat e jashtëm të BE-së që kontribuuan në këtë sukses”, shtoi ai.

Sot më herët, liderët e BE-së ranë dakord për një paketë shtesë të mbështetjes për Ukrainën në kuadër të buxhetit të BE-së në mes të një takimi të posaçëm të Këshillit Evropian në Bruksel.

Related posts

Greqi, gati 3 milionë hektarë të djegura nga zjarret në 20 vitet e fundit

admin

Lufta hibride/ Kërcënimi i Moskës duke përdorur sulme kibernetike e propaganda, Gjermania përgatitet kundër ndikimit rus

admin

Koreja e Veriut e shpall veten “shtet me armë bërthamore”

admin