RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pantiq, Millenkoviq e dy të tjerët dalin para gjykatës, akuzohen për terrorizëm

pantiq,-millenkoviq-e-dy-te-tjeret-dalin-para-gjykates,-akuzohen-per-terrorizem

Dejan Pantiq, Millun Millenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq, të akuzuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, kanë dalë të premten para gjykatës, ku është mbajtur shqyrtimi fillestar pas këtë rast.

Millenkoviq gjendet në paraburgim, ndërkohë që tre të tjerët janë nën masën e arrestit shtëpiak.

Ata akuzohen për vepra terroriste.

Sipas aktakuzës ata kanë hedhur granata dore dhe shok bomba në drejtim të zyrave të KKZ-së, ndërsa një nga granatat shpërtheu duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikoi jetën e zyrtarëve të dhe të policëve.

Në fillim të seancës në Departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjykatësi ka kërkuar nga mediat që të kenë kujdes dhe të mos i publikojnë fytyrat e të akuzuarve.

Related posts

Belgjikë, në Bruksel rritet numri i personave të pastrehë

rezart morina

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke dhe sisteme shtesë artilerie në Ukrainë

admin

Francë, grupi i të rinjve “pushton” një pikë karburanti në Paris

admin