RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa bën thirrje për ar’mëpushim në Ga’za dhe për të parandaluar zgjerimin e ko’nfliktit

papa-ben-thirrje-per-ar’mepushim-ne-ga’za-dhe-per-te-parandaluar-zgjerimin-e-ko’nfliktit

Lideri shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, deklaroi se e ndjek me shqetësim situatën humanitare në Gaza, ku vazhdojnë sulmet izraelite, dhe bëri thirrje që të bëhet çdo përpjekje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe për të ndjekur rrugën e negociatave për armëpushim, transmeton Anadolu.

Me rastin e festës së Fjetjes së Virgjëreshës Mari më 15 gusht, Papa bëri lutjen e tij tradicionale nga dritarja e zyrës së tij me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan.

Në fjalimin e tij pas lutjes, Papa Françesku tha se po mendonte për Ukrainën, Lindjen e Mesme, Palestinën, Izraelin, Sudanin dhe Mianmarin.

Duke folur për zhvillimet në Lindjen e Mesme, Papa tha: “Unë vazhdoj të ndjek me shqetësim situatën humanitare në Gaza. Kërkoj edhe një herë që të ndalet zjarri në të gjitha frontet, të lirohen pengjet dhe të ndihmohen njerëzit e rraskapitur. I ftoj të gjithë të bëjnë çdo përpjekje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe të ndjekin rrugën e negociatave për t’i dhënë fund kësaj tragjedie sa më shpejt të jetë e mundur. Të mos harrojmë se lufta është disfatë”.

Në pjesën e fundit të fjalimit të tij, Papa deklaroi se është lutur për të prekurit nga zjarret në pyje në Greqi.

Related posts

Kinezët myslimanë përleshen me policinë për ta ndaluar prishjen e xhamisë – VIDEO

admin

Ambasada e Kosovës në Turqi: Asnjë shtetas i yni nuk gjendet në mesin e viktimave dhe të lënduarve në Stamboll

admin

Isufaj konfirmon se dha pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radojiçiqit

rezart morina