RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë

papa-francesku-ben-thirrje-per-armepushim-ne-gaza-dhe-ukraine

Papa Françesku në mesazhin e tij tradicional për Pashkët ka bërë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe për kthimin e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi.

Papa 87-vjeçar drejtoi meshën e Pashkëve në Vatikan përpara mijëra njerëzve, përkundër shqetësimeve për shëndetin e tij, raporton “BBC”.

Duke iu referuar konflikteve në mbarë botën, papa u lut që të mos “i nënshtrohen logjikës së armëve dhe riarmatimit”.

“Paqja nuk bëhet kurrë me armë, por me duar të shtrira dhe me zemër të hapur”, tha ai.

Dhjetëra e mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për ta dëgjuar papën.

“Unë bëj thirrje edhe një herë që të sigurohet qasje në ndihmat humanitare në Gaza dhe bëj thirrje edhe një herë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të kapura më 7 tetor dhe për një armëpushim i menjëhershëm në Rrip”, tha Papa Françesku.

Duke iu referuar ndikimit të luftës te civilët, duke filluar nga fëmijët, ai tha: “Sa vuajtje shohim në sytë e tyre! Me ata sy na pyesin: Pse? Pse gjithë kjo vdekje? Pse gjithë ky shkatërrim? Lufta është gjithmonë një absurditet dhe një disfatë”.

Papa Françesku paralajmëroi gjithashtu vendet që të mos riarmatosen dhe foli për konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë pak më shumë se dy vjet që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të fqinjit të saj.

“Duke bërë thirrje për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, shpreh shpresën time për një shkëmbim të përgjithshëm të të gjithë të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha Papa Françesku.

Lufta në Gaza filloi pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në jug të Izraelit, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe rreth 253 u morën peng.

Izraeli nisi një ofensivë, duke thënë se kishte për qëllim shkatërrimin e Hamasit. Që atëherë, 32,782 palestinezë janë vrarë dhe 75,298 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që drejtohet nga Hamasi. /koha

Related posts

Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në “West Point” në SHBA

RTI

Kryediplomati i BE-së paralajmëron situatë ka’tastrofike humanitare në Ga’za

RTI

Mitsotakis: Vigjilencë absolute për shkak të valës së re të të nxehtit

admin