RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku bën thirrje për harmoni mes feve në Mongoli – VIDEO

papa-francesku-ben-thirrje-per-harmoni-mes-feve-ne-mongoli-–-video

Papa Françesku ka bërë thirrje për harmoni mes feve në një takim ndërfetar gjatë një vizite të paprecedentë në Mongoli.

“Është pikërisht feja ajo që ka rolin e sjelljes së harmonisë në një botë të copëtuar nga grindjet dhe mosmarrëveshjet”, tha Papa Françesku gjatë takimit me përfaqësues të besimeve të ndryshme në Ulan Bator.

“Nëse ata në pozitat e përgjegjësisë do të fokusoheshin në takimin dhe dialogun, ky do të ishte një kontribut vendimtar për t’i dhënë fund konflikteve që sjellin vuajtje për të gjithë popujt”, tha ai.

Papa Françesku 86 vjeç bëri thirrje për harmoni midis feve dhe u lut për një angazhim ndaj drejtësisë dhe paqes për të transformuar të keqen shkatërruese në të mirë konstruktive.

Në të njëjtën kohë, ai dënoi mendjen e mbyllur, imponimin e njëanshëm, fundamentalizmin dhe detyrimin ideologjik.

Papa Françesku arriti në Ulan Bator të premten, dhe kjo është hera e parë që një papë viziton vendin e vendosur midis Rusisë dhe Kinës.

Mesha është planifikuar sot pasdite dhe do të kremtohet nga Papa për rreth 2 000 njerëz në “Steppe Arena” në Ulan Bator.

Përveç katolikëve mongolë, pritet të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Kina.

Papa pritet të qëndrojë në vend deri të hënën.

Një nga synimet e tij kryesore është të forcojë komunitetin e vogël katolik atje. /atsh

Related posts

Gruaja palestineze e dëbuar nga shtëpia e saj nga Izraeli përballet me “zhvendosje të dhimbshme”

RTI

SHBA: Nuk ka prova se Egjipti po i ofron armë Rusisë

Muhamet Ramadani

Shkrimtarja belge u mbyll në një dhomë xhami për të shkruar libër

admin