Papa Françesku tha se është i gatshëm të udhëtojë në Ukrainë, e cila është nën sulmin rus, por vetëm me kusht që të mund të udhëtojë edhe në Moskë.
“Unë do të shkoj në të dy vendet ose në asnjërën”, tha kreu i Kishës Katolike në një intervistë për gazetën argjentinase “La Nacion”.
“Lufta në Ukrainë mund të përfundonte vetëm përmes dialogut dhe nismave konkrete të paqes”, tha ai.
Papa Françesku, 86-vjeçari kishte palnifikuar një udhëtim në të dy vendet, verën e kaluar. Në atë kohë ai tha gjithashtu se do të dëshironte të vizitonte Kievin dhe Moskën.
Vatikani ka kërkuar prej kohësh të luajë një rol ndërmjetësues në konflikt, në këtë kontekst, papa Françesku shprehu dëshirën për t’i shërbyer paqes.
Në intervistë, Françesku raportoi se si i kishte pyetur liderët rusë nëse mund të udhëtonte në Moskë ditën e dytë pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës.
“Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov refuzoi me falënderime në atë kohë”, tha kreu i Kishës Katolike.
“Lufta më lëndon, këtë dua të them. Lufta më dhemb”, tha ai.
Në paraqitjet e tij publike, papa Françesku ka folur rregullisht për vuajtjet e ukrainasve.
Megjithatë, për arsye diplomatike, ai nuk e përmend Rusinë si shkakun e tyre. /atsh