RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku thotë se disa interesa perandorake qëndrojnë pas luftës në Ukrainë

papa-francesku-thote-se-disa-interesa-perandorake-qendrojne-pas-luftes-ne-ukraine

Papa Françesku vlerëson se forcat shtytëse të luftës në Ukrainë janë “interesat perandorake” të disa “perandorive” dhe jo vetëm të Rusisë, transmeton Anadolu.

Duke folur për televizionin italiano-zviceran RSI, në një intervistë që do të transmetohet të dielën, pjesët e së cilës u publikuan nga agjencia e lajmeve e Vatikanit të premten, Papa Françesku shprehu gatishmërinë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin për të arritur paqe.

“Putini e di që jam në dispozicion. Por aty ka interesa perandorake, jo vetëm të perandorisë ruse, por edhe të perandorive tjera. Është tipike për perandoritë të vendosin kombet në rend të dytë”, tha ai.

Papa tha se industria e armëve është një nga përfituesit kryesorë të luftërave. Duke cituar një ekspert, ai u shpreh: “Nëse për një vit nuk do të prodhoheshin armë, do të zgjidhej problemi i urisë në botë. Ky është një treg. Bëhen luftëra, shiten armë të vjetra, testohen të reja”.

Papa Françesku, 86 vjeç, shënon 10 vjetorin e zgjedhjes së tij më 13 mars.

Related posts

“Aleatët e mëdhenj të NATO-s bllokojnë propozimin për të ndarë 0,25 për qind të PBB-së për Ukrainën”

RTI

Dëshmitari okular pa’lestinez: Ush’tari iz’raelit “bërtiti nga gëzimi” pasi që’lloi aktivisten turko-amerikane

Muhamet Ramadani

Demonstratë e së majtës ekstreme italiane në Torino, incidente dhe përplasje me policinë

admin