RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Leoni paralajmëron se “erërat e luftës” po fryjnë përsëri në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë

papa-leoni-paralajmeron-se-“ererat-e-luftes”-po-fryjne-perseri-ne-lindjen-e-mesme-dhe-ukraine

Papa Leoni XIV paralajmëroi se “erërat e luftës” po fryjnë sërish në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe pjesë të tjera të botës, duke bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për dialog dhe diplomaci, transmeton Anadolu.

“Fatkeqësisht, erërat e luftës po fryjnë sërish në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në shumë pjesë të tjera të botës, duke mbjellë dhunë, terror dhe vdekje, si dhe duke goditur edhe një herë kaq shumë të pafajshëm”, tha papa në një postim në platformën sociale amerikane X.

Ai bëri thirrje që shpresa për paqe të ruhet pavarësisht konflikteve në vazhdim.

“Le të mos lejojmë që këto erëra ta shuajnë flakën e vogël të shpresës dhe paqes, edhe kur ajo duket e brishtë dhe regëtin”, tha ai.

Papa Leo përsëriti thirrjen e tij për ndjekjen me këmbëngulje të dialogut, takimeve dhe përpjekjeve diplomatike.

Ai i përshkroi këto përpjekje si “e vetmja rrugë që mund të çojë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, ku njerëzit mund të jetojnë në pajtim dhe siguri të ndërsjellë.

Papa theksoi gjithashtu nevojën për respektimin e dinjitetit të çdo personi si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një paqeje afatgjatë.

Related posts

Iz’raeli thërret në detyrë ush’tarët rezervë të përjashtuar më parë nga shërbimi ush’tarak

admin

OKB-ja shënon përvjetorin e Nakbës mes paralajmërimesh për krizën në Gaza

Irfan Jahiu

Qeveria e përkohshme e Bullgarisë u betua përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit

Irfan Jahiu