RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa përsërit thirrjen e tij për ar’mëpushim në Lindjen e Mesme

papa-perserit-thirrjen-e-tij-per-ar’mepushim-ne-lindjen-e-mesme

Kreu i Kishës Katolike dhe presidenti i Vatikanit, Papa Françesku, ka deklaruar se situata humanitare në Gaza është e “tmerrshme” dhe ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim përballë konflikteve që përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të agjencisë italiane ANSA, Papa i cili të mërkurave zhvillon një seancë të përgjithshme pritjeje të hapur për publikun në Vatikan, në fjalën e tij theksoi se e ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme.

Pasi përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza ku situata është e “tmerrshme dhe e paqëndrueshme” dhe në të gjitha rajonet ku po ndodhin konflikte, Papa tha se ai lutet për përfundimin e konflikteve që vazhdojnë në Lindjen e Mesme.

Në fjalimin e tij më 4 gusht pas lutjes Angelus që kryhet çdo të diel në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa bëri thirrje që “konfliktet e përgjakshme në Lindjen e Mesme të mos përhapen më tej”.

Related posts

Sot votohen marrëveshjet ndërkombëtare

admin6

Gjenerali Nguema betohet si president kalimtar i Gabonit pas grushtit të shtetit

rezart morina

Komandanti i KFOR-it pret zyrtarin e lartë të forcave aleate në Napoli, flasin për sigurinë në Kosovë

rezart morina