RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa u bën thirrje të krishterëve të përfshirë në luftëra të shqyrtojnë ndërgjegjen e tyre

papa-u-ben-thirrje-te-krishtereve-te-perfshire-ne-luftera-te-shqyrtojne-ndergjegjen-e-tyre

Kreu i Kishës Katolike u ka bërë thirrje të krishterëve, që mbajnë përgjegjësi në konflikte të armatosura, të reflektojnë thellë mbi veprimet e tyre dhe të kërkojnë pajtim përmes rrëfimit, transmeton Anadolu.

Papa Leoni XIV i bëri këto komente gjatë një pritjeje për kursantët që po përgatiten të shërbejnë si rrëfyes brenda institucionit të rrëfimit dhe pendesës së Kishës Katolike, tha Vatican News, publikuesi zyrtar i Vatikanit.

“Dikush mund të pyesë: a kanë ata të krishterë që mbajnë përgjegjësi serioze në konfliktet e armatosura përulësinë dhe guximin për të bërë një shqyrtim serioz të ndërgjegjes dhe për të shkuar në rrëfim?”, tha ai.

Ai sugjeroi se një reflektim i tillë mund t’i ndihmojë njerëzit të mësojnë të jetojnë në unitet. Papa tha se “dinamika e unitetit” është një parakusht për paqe mes njerëzve dhe kombeve.

Related posts

Erdoğan: Korridori i drithërave është rihapur ashtu si më parë

admin

Lajçak takon ambasadorët në Kosovë, i informon për atë që po ndodhë me dialogun

Muhamet Ramadani

“Në Gaza, nënat luten që fëmijët e tyre të mbijetojnë edhe një ditë”

Muhamet Ramadani