RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Para betimit të kryetarëve në veri, Hovenier takon Kurtin

para-betimit-te-kryetareve-ne-veri,-hovenier-takon-kurtin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është duke zhvilluar këtë të enjte takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Telegrafi mëson se takimi po vazhdon dhe pritet të përfundojë pas pak.

Ndërkaq, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë është parë edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ndryshe, takimi mes ambasadorit Hovenier dhe kryeministrit Kurti po mbahet një ditë para se të bëhet betimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Një ditë para betimit të kryetarit të Mitrovicës veriore, Sadiku: Përgatitjet po shkojnë normalisht, vetëdija e qytetarëve është mbi nivelin e politikanëve
Lexo po ashtu
Një ditë para betimit të kryetarit të Mitrovicës veriore, Sadiku: Përgatitjet po shkojnë normalisht, vetëdija e qytetarëve është mbi nivelin e politikanëve
Seanca solemne e betimit të kryetarit të ri të kësaj komune do të mbahet në orën 11:00 të premten, e të gjitha përgatitjet janë duke shkuar të qeta dhe në mënyrë normale.

Reklama

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku.

Në anën tjetër i pari i Qeverisë të mërkurën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefon Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ndër tjerash kanë biseduar për zgjedhjet në veri dhe betimin e kryetarëve të rinj.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës janë zhvilluar më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjeve në nëntor të vitit 2022, të kryetarëve që vijnë nga Lista Serbe e të cilët kishin vendosur që bashkë me votuesit serbë të bojkotojnë zgjedhjet./

Related posts

Zjarre të fuqishme përreth Athinës, evakuohen banorët

admin

Ushtria amerikane thotë se ka shkatërruar tre tankerë iranianë të naftës pas sulmeve me raketa

Irfan Jahiu

Izraeli bombardon Bejrutin dhe veriun e Libanit, raportohet për rreth 12 sulme ajrore

admin