RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Para takimit të Ohrit, Vuçiq: Nuk do të nënshkruaj asgjë

para-takimit-te-ohrit,-vuciq:-nuk-do-te-nenshkruaj-asgje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Ohër, ka thënë se “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë”.

Vuçiq në një adresim publik, tha se Beogradi “ende nuk ka marrë një draft se çfarë dëshiron Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Ne kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët propozimin e tyre. Ne ende nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli dhe ajo letër ende nuk ekziston”, tha Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq, tha se do të jetë i pari që do të zbulojë detajet e draftit kur të arrijë dhe deklaroi se “nuk i ka fshehur kurrë planet”.

Vuçiq tha se takimi me kryeministrin e Kosovës më 18 mars në Ohër nuk do të jetë “kurrëfarë dite fatale” dhe se do të mundohet të bëjë “ajo që është më e mira për Serbinë”, transmeton Telegrafi.

“Dhe kjo është të punojmë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Bashkimin Evropian dhe të mbajmë fort vijat tona të kuqe, nuk do të heq dorë nga kjo”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se këtë e ka thënë edhe në takimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

“Unë dyshoj se shqiptarët do të pajtohen me formimin e Asociaicionit të Komunave me shumicë serbe dhe nëse pranojnë do të vijnë sërish gjëra që nuk janë të thjeshta dhe këtë nuk do ta fsheh nga qytetarët. U bëj thirrje qytetarëve që të tregohemi të zgjuar dhe të jemi mjaft i mençur. Çdo ditë prisni që unë të nënshkruaj diçka dhe unë kurrë nuk nënshkruaj asgjë. Çdo ditë dëgjoj të njëjtat marrëzi”, tha Vuçiq.

Presidenti serb u bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë lidershipit shtetëror dhe tha se do të bëjë çmos për të ruajtur paqen, për të shkuar drejt rrugës së normalizimit, duke ruajtur interesat jetike shtetërore dhe kombëtare.

Kurti dhe Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin e një plani të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Në një takim në Bruksel, më 27 shkurt, ata e pranuan në parim përmbajtjen e këtij plani që njihet edhe si Marrëveshje drejt normalizimit.

Zyrtarë të BE-së, që ndërmjetësojnë dialogun, paralajmëruan se tash pasojnë diskutimet për aneksin e zbatimit.

Related posts

Arrestohet një person për pjesëmarrje në trazirat në veri

admin

Turqia rrit pagën minimale me 49 për qind

rezart morina

U vra nga bashkëshorti, gruaja varroset në Pejë (FOTO)

admin