RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Parakalimi i 215 ushtarëve në Mitrovicë, sqaron Mehaj

parakalimi-i-215-ushtareve-ne-mitrovice,-sqaron-mehaj

215 ushtarë kanë marshuar sot në Mitrovicë në kuadër të përgatitjeve kondicionale.

Ministri Mehaj ka thënë se marshi nuk ka pasur asnjë ndërlidhje me situatën në veri.

“Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifkikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë.

Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës.

Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj.

Ju lutem mos të iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, shkroi Mehaj në njoftim.

Related posts

SHBA, senatorët pengojnë shitjen e armëve për Hungarinë pasi bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Ndahet nga jeta nobelisti i fizikës François Englert, një nga “baballarët” e bozonit Higgs

admin

Rritet në 72,096 numri i të vrarëve në Gaza që nga fillimi i ofensivës

RTI