RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Paralajmërim për luftë”: Kritika në SHBA ndaj veprimeve kundër Venezuelës

“paralajmerim-per-lufte”:-kritika-ne-shba-ndaj-veprimeve-kunder-venezueles

Operacioni i fundit i Shteteve të Bashkuara ka nxitur kritika edhe brenda Partisë Republikane të presidentit Donald Trump, me shqetësime se tensionet me Venezuelën mund të çojnë drejt një konflikti të hapur.

Senatori republikan Rand Paul deklaroi për ABC News se këto veprime përbëjnë “një provokim dhe një paralajmërim për luftë”. Ai theksoi se SHBA-ja nuk duhet të marrë rolin e “policit të botës” dhe kundërshtoi konfiskimin apo shkatërrimin e anijeve të personave të paarmatosur, të dyshuar për trafik droge.

Edhe analistët kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e situatës dhe shkelje të mundshme të të drejtave. Ernesto Castaneda, ekspert për Amerikën Latine në Universitetin Amerikan në Uashington, tha se SHBA-ja nuk përballet me ndonjë kërcënim real nga Venezuela, as në aspektin e sigurisë dhe as të trafikut të drogës.

Sipas tij, një luftë e mundshme do t’i lejonte administratës amerikane të përdorte ligje të vjetra si Akti i Armiqve të Huaj, që mund të hapte rrugën për deportime masive dhe shtypje të kundërshtimeve të brendshme. Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë mund të besojë se një konflikt do të largonte vëmendjen nga polemikat e brendshme dhe problemet ekonomike, por i cilësoi këto llogaritje si të gabuara.

Castaneda vuri në dukje gjithashtu se, pavarësisht tensioneve, tregtia mes SHBA-së dhe Venezuelës vazhdon. Ekonomia venezueliane mbështetet kryesisht në eksportin e naftës, kryesisht drejt Kinës, ndërsa disa marrëveshje energjetike me SHBA-në, përfshirë ato me kompaninë Chevron, mbeten ende në fuqi. /mesazhi

Related posts

Blinken: Uria nuk duhet të përdoret si armë

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, përplasjet dhe kandidaturat/ Analisti: Risi në LDK, partia me më shumë ndryshime. Vetëvendosja me të njëjtat emra

admin

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

RTI