RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Paralajmërimi i muajve më parë nga deputetja britanike, Kearns: Serbia furnizon kishën me armatim

paralajmerimi-i-muajve-me-pare-nga-deputetja-britanike,-kearns:-serbia-furnizon-kishen-me-armatim

Paralajmërimi i muajve më parë nga deputetja britanike, Kearns: Serbia furnizon kishën me armatim

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila është ndër zërat më të fuqishëm britanikë në mbrojtje të ligjshmërisë së Kosovës në pjesën veriore, që në muajin korrik kishte publikuar disa të dhëna shumë shqetësuese në lidhje me kriminalitetin serb në këtë pjesë të vendit.

Kearns kishte thënë se Ushtria Britanike e angazhuar në KFOR ka siguruar të dhëna se Kisha Ortodokse serbe po furnizohet me armatim nga Serbia, dhe këtë po e bën përmes auto-ambulancave.

“Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur t’i quajmë ashtu siç janë milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët (Regjimenti Mbretëror, shën.red.) që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona marrin vesh këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që merret leja – çfarë befasie – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”, tha Alicia Kearns, deputete në Palamentin e Britanisë. /alsat

Related posts

43 aksidente trafiku dhe 1119 tiketa të shqiptuara për 24 orë

rezart morina

“Beogradi është krah Moskës”, Kurti intervistë për Politico: Duam t’i bashkohemi NATO-s!

admin

15 Shkurti – Dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali

admin