Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se bota është më afër se kurrë momentit që një konflikt lokal të kthehet në një luftë botërore.
Orban tha se liderët e botës perëndimore janë “të goditur nga ethet e luftës”, se mbajnë fjalime në të cilat bëjnë thirrje për fitore në luftë dhe dërgojnë armë gjithnjë e më të rrezikshme në Ukrainë.
“Në vend që të promovohet njëzëri paqja, bota është e ndarë,” tha Orban, duke shtuar se Turqia dhe shtetet arabe, Kina dhe vendet afrikane duan një armëpushim dhe bisedime paqeje.
Ai vlerësoi se Hungaria duhet të ketë një ushtri të fortë dhe në të njëjtën kohë të promovojë paqen.
“Hungaria ka nevojë për një forcë të armatosur efektive dhe qeveria po punon për të rritur numrin e ushtarëve, përkushtimin e tyre ndaj atdheut dhe thirrjes së tyre, nivelin e tyre të trajnimit dhe reputacionin e tyre publik,” theksoi ai. /abcnews
With many western leaders fanning the flames of war, the risk of escalation in the #RussiaUkraineWar has never been higher. We must contain this conflict to avoid the next world war. #ceasefire #peacetalks pic.twitter.com/3VZiVOHyrZ
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) March 10, 2023