RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Obeziteti në rritje në SHBA, Biden do t’u kërkojë amerikanëve të ndryshojnë zakonet e të ngrënit

obeziteti-ne-rritje-ne-shba,-biden-do-t’u-kerkoje-amerikaneve-te-ndryshojne-zakonet-e-te-ngrenit

Joe Biden do t’u bëjë thirrje amerikanëve të ndryshojnë zakonet e tyre të të ngrënit dhe pritet të shpallë në një samit të ushqyerjes të mërkurën, pasi është koha që SHBA t’i japë fund pasigurisë ushqimore dhe të trajtojë obezitetin në vend, i cili është ende në rritje.

Presidenti amerikan do të flasë në samitin e Shtëpisë së Bardhë për urinë, ushqyerjen dhe shëndetin, i cili do të mbledhë së bashku zyrtarë të qeverisë dhe agjencive, si dhe ekspertë akademikë për të promovuar një Amerikë më të shëndetshme, sipas një zyrtari të lartë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, qëllimi i këtij sesioni do të jetë “përfundimi i urisë dhe reduktimi i sëmundjeve të lidhura me dietën në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030”.

“Është një qëllim ambicioz, por i arritshëm që do të kërkojë urdhra presidencialë si dhe miratimin e Kongresit”, sipas zyrtarit të lartë, i cili kërkoi të mos identifikohej.

“Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë zhdukur urinë dhe përballen me një krizë urgjente shëndetësore të lidhur me ushqimin”, dhe kjo është të paktën 50 vjet pas një konference të ngjashme të organizuar nga Richard Nixon, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Vendi, siç raporton APE-MPE, po përballet me një rritje të rasteve të sëmundjeve të lidhura me të ushqyerit, si diabeti i tipit 2, obeziteti, hipertensioni dhe disa forma të kancerit.

“Pasojat e pasigurisë ushqimore dhe sëmundjeve të lidhura me dietën janë të rënda dhe të përhapura, duke prekur në mënyrë disproporcionale popullatat e paprivilegjuara”, theksoi Shtëpia e Bardhë në njoftimin e saj.

“Nuk ka asnjë formulë magjike për të kapërcyer këto probleme komplekse”, shtoi Shtëpia e Bardhë, duke theksuar megjithatë se shumë prej këtyre sëmundjeve janë të parandalueshme. /abcnews

Related posts

Oxfam, paralajmërim për katastrofë të mundshme humanitare në Gaza

admin

Rama: Mos të harrojnë shqiptarët e Kosovës se pa SHBA-të nuk do të kishin shtet

admin

Suedia i jep leje ekstremistit të djathtë që ta djegë Kuranin në publik – VIDEO

admin