RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Paralajmërimi, Italia jep alarmin portokalli për valën e të nxehtit në 14 qytete

paralajmerimi,-italia-jep-alarmin-portokalli-per-valen-e-te-nxehtit-ne-14-qytete

Udhëtarët që kanë probleme shëndetësore duhet të ndjekin këshillat për nxehtësinë në këto 14 qytete italiane.

Autoritetet italiane kanë lëshuar një paralajmërim për valën e të nxehtit për 14 qytete, duke u bërë thirrje njerëzve të prekshëm që të shmangin aktivitetin në natyrë.

Italia po kalon valën e parë të të nxehtit të vitit, me temperatura që pritet të rriten mbi 40 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.

“Alarmi portokalli” u dha më 22 qershor dhe qytetet e përfshira ishin Ankona, Bolonja, Bolzano, Brescia, Campobasso, Firence, Frosinone, Latina, Perugia, Pescara, Rieti, Roma, Trieste dhe Verona.

“Kushtet klimatike të valëve të të nxehtit mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e popullatës”, paralajmëruan autoritetet.

Cilat janë ndikimet shëndetësore të valëve të të nxehtit?

Valët e të nxehtit ngatërrojnë sistemet e rregullimit të brendshëm të trupit.

Për të përballuar nxehtësinë ekstreme, ne djersitemi – por kjo çon në humbjen e lëngjeve dhe kripërave. Temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut, duke shkaktuar rënie të menjëhershme të presionit të gjakut.

Pas ekspozimit të zgjatur ndaj nxehtësisë ekstreme, ne humbasim aftësinë për të djersitur fare. Përfundimisht, truri bllokohet.. Njerëzit e moshuar janë shumë më të rrezikuar, siç janë ata me probleme themelore shëndetësore. /syri

Related posts

Mesazhi i senatorëve: Moszbatimi i marrëveshjes, mosintegrim në BE e NATO

rezart morina

Diplomimi i gjeneratës së 60-të të kadetëve, Kurti: Në 25-vjetorin e themelimit sot i shtohen edhe 448 policë të rinj

RTI

Kryeministri holandez: Përpjekjet e Turqisë për të zgjatur marrëveshjen e drithit janë për t’u vlerësuar shumë

admin